fbpx

SHBA testoi raketa në Paqësor ndërsa Kina festonte 70 vjetorin e shtetit komunist

us-missile.jpg

Ndërsa Kina nxori në paradë disa nga artileritë e saj më të fuqishme gjatë festimeve që shënuan 70 vjetorin e shtetit komunist të Martën, Marina e Shteteve të Bashkuara testoi disa raketa në Paqësor.

Jashtë ujërave të Guamit, USS Gabrielle Giffords gjuajti një raketë detare që është e vështirë të shihet në radar, dhe mund të manovrojë për të shmangur mbrojtjet e armikut.

Kjo raketë, së bashku me një shumëllojshmëri të raketave të tjera, u lëshuan në Paqësor gjatë një stërvitje të quajtur SINKEX.

Giffords është anija e parë e marinës amerikane që lëshon raketa detare, dhe analistët thonë se kjo ndihmon edhe ekuacionin në Paqësor, ku Kina ka rritur arsenalin e saj të raketave për sa i përket cilësisë dhe sasisë./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303