fbpx

SHBA tregon strategjinë e tërheqjes nga Siria

ushtria.jpg

Këshilltari i Presidentit Donald Trump për sigurinë kombëtare, John Bolton shprehet se SHBA nuk do të nxitohet në tërheqjen e trupave amerikane nga Siria.

Nisur nga deklarata e pak ditëve më parë, të presidentit Trump se Siria është vetëm hi dhe vdekje, Bolton shpjegon se 2 mijë trupat amerikane do të zhvendosen në mënyrë të koordinuar dhe do të kushtëzohen nga garancitë turke, nëse këto të fundit se nuk do të vënë në shënjestër luftëtarët kurdë që janë aleatë të forcave amerikane.

Këtë deklaratë Bolton e bëri gjatë një vizite në Izrael ku takoi kryeministrin Benjamin Netanyahu. Ndërsa shtoi se nuk ka afat për tërheqjen e trupave por se nga ana tjetër prania amerikane në Siri nuk është e pakufizuar.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *