fbpx

SHBA, Trump shkarkon Prokurorin e Përgjithshëm

sessions.jpg

Prokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions dha dorëheqjen me kërkesë të Presidentit Donald Trump. Prej kohësh Presidenti Trump kishte sinjalizuar planet për shkarkimin e zotit Sessions, i cili e kishte revoltuar Presidentin kur u tërhoq nga hetimi për Rusinë, që aktualisht po drejtohet nga Prokurori i Posaçëm, Robert Mueller.

Largimi i zotit Sessions e bën të paqartë fatin e zëvendësit të tij Rod Rosenstein, i cili është zyrtari i Departamentit të Shtetit që mbikëqyr zyrën e Prokurorit të Posaçëm, Robert Mueller.

Disa analistë thonë se nëse Presidenti Trump shkarkon ose shton trysninë mbi zotin Mueller, demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve që siguruan shumicën në zgjedhjet e 6 nëntorit, mund të shqyrtojnë mundësinë për të filluar procedurat për shkarkimin e presidentit.

Trump njoftoi përmes se Sessions do të zëvendësohet nga shefi i stafit të tij, Matthew G. Whitaker.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *