SHBA vendos tarifa të reja ndaj mallrave evropiane

Shumë prodhime nga vendet e Bashkimit Evropian do të bëhen më të shtrenjta për blerësit në Shtetet e Bashkuara.

Kjo, pasi SHBA-ja vendosi të premten tarifa ndaj mallrave të BE-së, në vlerë prej 7.5 miliardë dollarësh.

Disa lloje të djathit, verës, uiskit dhe vajit të ullirit do të preken nga tarifa e re prej 25%.

Bashkimi Evropian tha se nuk do të ketë zgjedhje tjetër, përveçse të përgjigjet me tarifa të ngjashme.

BE-ja, vitin e kaluar, ka vendosur tarifa ndaj disa mallrave amerikane, përfshirë motorët Harley Davidson, pasi Shtëpia e Bardhë ka vënë taksë mbi aluminin dhe çelikun e BE-së.