SHBA zbulon kush sulmoi cisternat e naftës saudite

SHBA thuhet se ka identifikuar vendet në Iran nga të cilat u nisën dronët dhe raketa kundër cisternave të naftës saudite të Shtunën.

Zyrtarë të lartë i thanë CBS News se vendet ishin në jug të Iranit, në skajin verior të Gjirit.

Forcat ajrore të mbrojtjes saudite nuk i ndalën dot ndaluan dronët dhe raketat sepse ato ishin drejtuar në jug, për të parandaluar sulmet nga Jemeni, shtuan zyrtarët.

Irani mohon përfshirjen në sulme, të cilat prishën furnizimet globale të naftës.

Rebelët e Jemenit të lidhur me Iranin, Houthi, kanë thënë se ata nisën dronët që goditën fabrikën e përpunimit të naftës Abqaiq, më të madhen në botë dhe fushën e naftës Khurais.

Ata kanë sulmuar objektet e naftës Saudite më parë, por zyrtarët amerikanë thanë të Dielën se ata besonin që dronët dhe raketat nuk kishin origjinën nga jugu ose jugu-perëndimi, dhe përkundrazi ishin lëshuar nga veriu ose veriu-perëndimi./real-news.tv/