fbpx

SHBA, Zv/Prokurori i Përgjithshëm njofton largimin nga detyra

auto_3E8A3E7A-C469-4FF0-B583-678BC11F9447_w1023_r1_s1547056801.jpg

Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Rod Rosenstein, i cili mbikëqyr hetimet rreth ndërhyrjes ruse në zgjedhje, pritet të largohet nga posti në javët e ardhshme.

Ndërsa kandidati i Presidentit Donald Trump në departamentin e Drejtësisë pritet të marrë detyrën. Njoftimi u bë të mërkurën nga disa mediat amerikane.

Rosenstein ka mbikëqyrur hetimet që po kryen Prokurori i Posaçëm rreth ndërhyrjes së dyshuar ruse ne zgjedhjet presidenciale të 2016 si dhe lidhjet e mundshme mes njerëzve të fushatës së Trump me Rusinë.

Ish-Prokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions, një përkrahës i hershëm i presidentit Trump gjatë fushatës presidenciale, hoqi dorë nga mbikëqyrja e hetimit për shkak të konfliktit të interesit. Sessions u shkarkua në nëntor,menjëherë pas zgjedhjeve për Kongresin.

William Barr, njeriu që zgjodhi Presidenti Trump për të zëvendësuar Sessions pritet të paraqitet në javën e ardhshme për një seancë konfirmimi përpara komisionit juridik të Senatit, përpara se kandidatura e tij t’i kalojë Senatit për miratim.

Nëse konfirmohet Barr, i cili ka qenë Prokuror i Përgjithshëm gjatë administratës së Presidentit të ndjerë George H.W. Bush, do të mbikëqyrë hetimin e drejtuar nga Prokurori i Posaçëm Robert Mueller. Konfirmimi i Barr ka të ngjarë të kalojë në një proces të fortë shqyrtimi veçanërisht nga demokratët, pas njoftimeve se ai ka shkruar një memo në muajin qershor që ngre pyetje rreth hetimit./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *