Drejtori amerikan i inteligjencës kombëtare, Dan Coats, është bërë figura e fundit e profilit të lartë që ka vendosur ta braktisë administratën e Presidentit amerikan, Donald Trump.
Këtë e ka bërë të ditur vet Donald Trump nëpërmjet një postimi në Twitter, duke thënë se Dan Coats do të japë dorëheqje në mes të muajit gusht dhe se në vend të tij do ta emërojë kongresmenin nga Teksasi, John Ratcliffe.
Trump ka thënë se Ratcliffe do të udhëheqë dhe frymëzojë në mënyrë madhështore vendin..
Drejtori në largim i inteligjencës kombëtare, Dan Coats, ka qenë përgjegjës për mbikëqyrjen e 17 agjencive të inteligjencës amerikane, duke përfshirë CIA dhe NSA.
Por gjatë qëndrimit të tij, vlerësimet e Coats u kundërshtuan në mënyrë të shpeshtë nga presidenti, i cili ka qenë kritik ndaj agjencive të inteligjencës.
Në janar presidenti i quajti shefat e tij të zbulimit pasiv dhe naiv në vlerësimin e tyre për kërcënimin që paraqet Irani./real-news.tv/