‘Shefi i madh’, ja kush fshihet pas këtij emri të thënë nga Saimir Tahiri

Avokati i Tahirit, Maks Haxhia ka reaguar në lidhje edhe për deklaratën e bujshme të ish-ministrit të Brendshëm ku foli për ‘shefin e madh’.

Menjëherë u aludua se Tahiri po i referohej Ramës, mirëpo ja çfarë thotë Haxhia.

Edhe Haxhia qëndroi me fjalën e Tahirit, ku thekson se Rama është shefi i madh me të cilin ka konsumuar drekë.

‘Zoti Tahiri e tha në kuptimin që ai nuk mund të ketë qenë njëkohësisht dhe me kriminelët dhe me takime zyrtare. Kam qenë për drekë me shefin e madh timin, me zotin Rama kaq’, thekson Haxhia.