Shefi i NATO-s kërkon nga Turqia të veprojë me “vetëpërmbajtje” në Siri

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se Turqia duhet të veprojë me “vetëpërmbajtje”.

Ai ka thënë se është shumë e rëndësishme që ky rajon të mos destabilizohet edhe më shumë.

Stoltenberg u tha gazetarëve se Turqia kishte “shqetësime të ligjshme të sigurisë” dhe kishte informuar NATO-n për sulmin e saj kundër luftëtarëve kurdë në Siri.

“Unë besoj që Turqia do të veprojë me vetëpërmbajtje dhe të sigurojë se çdo veprim i ndërmarrë në veri të Sirisë do të jetë proporcional dhe i matur”, ka thënë Stoltenberg pas takimit me Kryeministrin e Italisë, Giuseppe Conte.

“ Është me shumë rëndësi është që të shmangen veprimet që mund ta destabilizojnë këtë rajon edhe më tej, të përshkallëzojnë tensionet dhe të shkaktojnë më shumë vuajtje njerëzore”-shtoi Stoltenberg./real-news.tv/