Shefi i UEFA-s ironizon VAR: Nëse ke hundën e gjatë je pozicion jashtë loje

ceferin-var_1_trans_nvbqzqnjv4bqqvzuuqpflyliwib6ntmjwfsvwez_ven7c6bhu2jjnt8-_1920x1080-800x450-770x433.jpg

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin ka propozuar ndryshimet të reja sa i përket rregullave të pozicionit jashtë loje të analizuar me teknologjinë VAR.

Prej kohësh Ceferin nuk ka qenë përkrahës i kësaj inicitive në futboll dhe ka shtuar se VAR-i ka bërë që arbitrat të jenë më pak të shqetësuar për vendimet që marrin dhe lojtarët të mos jenë shumë entuziastë pas golave të shënuar.

“Unë nuk kam qenë një tifoz i VAR. Madje, kam qenë shumë skeptik dhe mund të them se nuk më pëlqen rezultati i deritanishëm. Sidoqoftë, për fat të keq, nuk ka më asnjë kthim mbrapa. Futbollistët nuk festojnë më pas një goli, por presin VAR”, është shprehur ai.

Sa i përket pozicionit jashtë loje ai ka propozuar që të ketë një tolerancë prej 10 ose 20 centimetrash në rastin e vizatimit të vijës pasi aktualisht sipas tij mund të jesh pozicion jashtë loje nëse ke hundën e gjatë.

“Në këto kohë rrezikon të jesh në pozicion jashtë loje vetëm se ke hundën e gjatë. Linjat e pozicionit jashtë loje janë të vizatuara nga VAR, ndaj ky kriter është pak subjektiv. Propozimi ynë është që të kemi një tolerancë prej 10 apo 20 centimetrash në këto raste”, u shpreh Ceferin.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303