30.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Shefja e financave të kompanisë Huawei ngre padi kundër Kanadasë

spot_img

Shefja e financave të kompanisë kineze Huawei, Meng Wanzhou, ka ngritur një padi ndaj qeverisë së Kanadasë, agjencinë e kufirit dhe policinë e saj në lidhje me arrestimin e Meng në aeroportin e Vancouver vitin e kaluar me kërkesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Menaxherja dhe vajza e themeluesit të grupit u arrestua në dhjetor me akuzën që ka shkelur sanksionet amerikane kundër Iranit.

Autoritetet amerikane kanë kërkuar ekstradimin e Meng, që është një qytetare kineze, por Kina ‘kundërshton me forcë’ këtë masë dhe të shtunën ka bërë një protestë formale ndaj Kanadasë, duke e cilësuar këtë çështje ‘një incident i rëndë politik’.

Nga ana e saj, Meng ka ngritur padi ndaj qeverisë kanadeze dhe agjencisë së kufirit dhe policisë, për ‘shkelje të rëndë’ të të drejtave të saj civile.

Në një padi të paraqitur në Gjykatën Supreme, avokatët e Meng thanë se mënyra se si oficerët morën dëshminë dhe informacione nga Meng përbëjnë një shkelje të rëndë të Kartës Kanadeze të të Drejtave dhe Lirive. Meng është vajza e themeluesit të Huawei.

Ai shtoi se oficerët e Agjencisë së Shërbimeve Kufitare të Kanadasë (CBSA) qëllimisht vonuan ekzekutimin e menjëhershëm të një urdhri  arresti dhe se e mbajtën Meng në mënyrë të paligjshme në paraburgim./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat