Shefja e Spitalit infektiv, Najada Çomo feston sot ditëlindjen. Ky lajm u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Kjo e fundit, e ka uruar mjeken si dhe shkruan se ajo meriton përqafimet e të gjithëve ne, për përkushtimin dhe sakrificën e pashembullt, në shërbim të jetës.
“Sot profesoreshë Najada Çomo ka ditëlindjen. Sot, ashtu si në çdo ditë të vitit, ajo meriton përqafimet e të gjithëve ne, për përkushtimin dhe sakrificën e pashembullt, në shërbim të jetës. Edhe 100 Prof. Najada!”, shkruan Manastirliu.