Shehu, Metës: Mos dekreto ministrat e rinj të Ramës

Tritan-shehu-ilir-meta.jpg

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu i ka bërë thirrje Presidentit të vendit, Ilir Metës, që të mos dekretojë asnjë nga ministrat e rinj të Ramës, duke filluar nga ministri i Jashtëm. Këtë thirrje e ka bërë të ditur vetë deputeti i PD-së, me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ku shkruan se ‘kandidaturat e reja për në Qeveri përbejnë një “shaka” kakofonike, që nuk premton përmirësim të krizës ku është futur vendi, përkundrazi’.

Më tej, Shehu ka vijuar duke shkruar se emërimi i Gent Cakaj është mjaft i rrezikshëm, ku sipas tij përbën ‘aventurizëm’ në lidhje me çështjet e sigurisë kombëtare.

“Kryeministri duhet të qartësojë veçanërisht qëllimin e atij emërimi (që po shqetëson edhe miqtë tanë), origjinën e propozimit te asaj kandidature, mundësinë e një korelacioni me disa procese të rrezikshme, etj. N.q.s ne shqiptarët nuk do të dimë të prezantohemi dhe të mbrojmë me dinjitet e besueshmëri interesat tona, apo akoma më keq n.q.s ne do të pranojmë që disa “argatë a pupace” në “shqip” dhe në emrin tonë t’i servirin partnereve opsionet e kundërta e të “gatuara” gjetke, e ardhmja nuk na premton asgjë të mirë”, shkruan Shehu./real-news.tv

scroll to top