fbpx

Sheiku arab gjendet i pajetë në apartamentin e tij në Londër

sheik.jpg

Princ i Emirateve të Bashkuara Arabe ka ndërruar jetë në Londër.

Sheiku Khalid bin Sultan Al Qasimi ishte i biri i sundimtarit të Emirateve të Sharjah dhe pronar i kompanisë së modës “Qasimi”.

Nga informacionet më të fundit thuhet se princi ka ndërruar jetë për shkak të një overdoze droge, gjatë një feste në apartamentin e tij, në Londër.

Nga burimet e gazetave të huaja thuhet se është gjendur një sasi droge e “Klasit A”, në apartamentin e tij në “Knightsbridge”, aty ku u gjend edhe trupi i tij i pajetë, por policia ende nuk ka një konfirmim.

Një burim tjetër thotë se: ” Ishte një festë e çmendur, ku disa të ftuar po merrnin substancë narkotike dhe kryenin marrëdhënie seksuale”.

Kujtojmë se vëllai i tij Sheikh Mohammed bin Sultan bin Mohammed Al Qasimi vdiq për shkak të overdozës në moshën 24 vjeçare.

Është deklaruar se do të mbahen tre ditë heshtje në Emiratet e Bashkuara Aravbe dhe flamujt  janë ulur  gjysmështizë.

Funerali pritet të kryhet ditën e mërkurë./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303