Shembet diga e hidrocentralit, dhjetëra të zhdukur në Laos

Një digë e një hidrocentrali në ndërtim u shemb pranë një fshati në Laosin jugor, duke shkaktuar përmbytje të shpejta të të gjithë zonës përreth.

Paraprakisht raportohet se dhjetëra njerëz janë të humbur, ndërsa frika ështëe se shumë prej tyre mund të kenë humbur jetën.

Autoritetet shprehen se rreth 6600 persona kanë mbetur të pastrehë tashmë, pasi vërshimi i shpejtë i ujit bëri që shumë banesa të përmbyteshin dhe shunmë të tjera të shembeshin fare.

Komiteti i shpëtimit në vend ka vënë në dispozicion një anije për të evakuuar banorët, shumica e të cilëve kanë hipur në catitë e shtëpive për t’i shpëtuar vërshmit të ujit.

Kompania koreano-jugore që ndërton digën, tha se shiu i madh dhe përmbytjet shkaktuan rrëzimin dhe se po bashkëpunonte me qeverinë e Laosit për të ndihmuar në shpëtimin e fshatarëve të zonës.

“Ne po drejtojmë një ekip emergjence dhe po planifikojmë të ndihmojmë në largimin dhe shpëtimin e banorëve në fshatrat pranë digës”, tha një zëdhënës i SK Engineering & Construction për Reuters me telefon.

Lër një koment