fbpx

Shembet ndërtesa 6-katëshe në Stamboll, një i vdekur e dhjetëra të plagosur nën rrënoja

1-53-780x439.jpg

Një ndërtesë gjashtë katëshe është rrëzuar në Stamboll, duke vrarë një person, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën ose u zunë nën rrënoja.

Dhjetëra persona besohet se kanë ngecur nën rrënojat e bllokut të apartamenteve në Stamboll të Turqisë. Të paktën një person ka humbur jetën.

Ekipet emergjente kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është shembur ndërtesa gjashtë katëshe në Kartal të Stambollit.

Sipas dëshmitarëve okularë që kanë folur para kamerës së televizionit NTV, ka ende persona që kanë ngecur në rrënojat e ndërtesës.

Sipas zyrtarit lokal Zeki Dag, dhjetëra familje kanë jetuar në bllokun me 24 apartamente, ku 15 deri në 20 prej tyre punonin në fabrikën e tekstilit që ishte e vendosur në bodrumin e kësaj ndërtese.

Videot e publikuara më poshtë shfaqin pjesëtarët e ekipeve emergjente që mundohen t’i shpëtojnë të mbijetuarit që kanë ngecur nën rrënoja të ndërtesës së shembur. E gjitha çfarë mund të shihet nëpër rrugë janë armatura, beton dhe pjesë të mëdha të drurit./real-news.tv/

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303