Shembet ndërtesa, gjendet gjallë foshnja pas 35 orësh

Një ndërtesë është shembur në Magnitogorsk të Rusisë, ku nën gërmadhat e saj kishte mbetur një foshnje 11 muajshe. Mësohet se foshnja e gjinisë djalë, ka qëndruar nën  rrënoja për 35 orë, ku temperatura shkonte deri në -17 °C. Mjekët dhe grupi i shpëtimin e kanë quajtur këtë rast një mrekulli, pasi do ishte e pamundur që një foshnje të ishte ende gjallë për kaq shumë ore e në ato temperatura të ftohta nën rrënoja.

Mjekët theksuan se foshnja ka shpëtuar për mrekulli pasi ka qenë i mbështjellë me batanije dhe i shtrirë në shtratin e tij. Thuhet se foshnja është në gjendje të rëndë shëndetësore, por ekipi mjekësor po bën të pamundurën për ta shpëtuar./real-news.tv

 

 

Lër një koment