Shembja e digës në Brazil, 58 të vdekur 305 të zhdukur

brazil-1.jpg

Ka shkuar në 58 të vdekur dhe 305 të humbur bilanci i viktimave të shkaktuara nga shembja e digës Mina Corrego do Feijao, në Brumadinho, në provincën Belo horizonte në Brazil. Lajmin e ka bërë të ditur agjencia Brasil. Koordinatori i mbrojtjes civile Flavio Godinho, ka shtuar që forcat e ndihmës së shpejtë kanë nxjerrë nga balta më shumë se 192 njerëz. Po kërkohet për të gjetur një autobus i mbuluar nga balta dhe uji me një numër të papërcaktuar personash në bord.

Nuk dihet ende shkaku i shembjes së digës, të zotëruar nga Vale, kompania më e madhe e minierave. Ministria e mjedisit e ka gjobitur kompaninë në fjalë me 66 milion dollarë dhe është nën shqyrtim për shkeljen e rregullave dhe ndotjen në prag të katastrofës. Autoritetet kanë bërë të ditur se mes të zhdukurve janë mbi 200 punonjës që kishin ngrënë drekë në zonën administrative të digës kur ndodhi edhe shembja.

Sakaq, bëhet e ditur se 366 persona janë shpëtuar, ndërsa 23 janë dërguar në spital për ndihmë të menjëhershme. Dëmtime kanë pësuar edhe disa shtëpi, automjete dhe hapësira të mëdha të tokës bujqësore. Në vitin 2015 një tjetër digë e minierave u shemb në të njëjtin shtet të Minas Gerais në Brazil, duke vrarë 19 persona. Diga administrohej sërish nga e njëjta kompani së bashku me një kompaninë australiane të minierave “BHP. Rënia e digës në 2015 lëshoi një sasi të madhe mbetjesh hekuri toksike përgjatë qindra kilometrave.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303