fbpx

Shembja e godinës së TK, Ervin Bejleri: E përjetova keq, Rama shtypi me këmbë aktorët

Aktori Ervin Bejleri ka golur sot në emisionin “Ditë e Re” për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar duke deklaruar se e ka përjetuar shumë keq dhe rëndë.

“Kam qenë që në fillesat e protestave për mbrojtjen e teatrit. Protesta nuk ishin vetëm për mbrojtjen e teatrit, unë isha i përfshirë në një protestë shumë herë më të madhe të artistëve, që kanë të bëjnë me statusin e artistit, me ligjin mbi artin dhe kulturën që nuk ekziston në Shqipëri. Gjëra të cilat janë abandonuar gjithmonë, domethënë ishtë një kauz që përfshin shumë aspekte të tjera përfshirë edhe Teatrin Kombëtar. Goditja iu dha teatrit që ekzistonte se të tjerat nuk ekzistojnë dhe ai thotë se nuk dua t’i bëjë, dua t’i lë aktorët në rrugë siç janë sot e kësaj dite, dua t’i shtyp me këmbë, dua t’i kem gati, dua t’ja vë lakun në fyt dhe kur më duhet një firmë për të prishur një ndërtesë të tyren”, ka thënë Bejleri.

..