fbpx

Shembja e Teatrit diskutohet serish në Parlamentin Evropian, ja kërkesa e fortë

Edhe pse ka kaluar tashmë më shumë se një muaj shembja e Teatrit Kombëtar përbën serish një shqetësim të madh në Evropë.

Në mbledhjen e Komisionit për Marrëdhëniet me jashtë në Parlamentin Europian ndër të tjera u diskutua edhe kjo çështje.

Përfaqësuesja e Komisionit Angelina Eichorst u shpreh se i është kërkuar autoriteteve shqiptare të hetohen autorët për përdorimin e forcës dhe ushtrimin e dhunës ndaj protestuesve.

Ndër të tjera përfaqësuesja e Komisionit theksoi se shembja e Teatrit që nuk duhet të ndodhte, nuk duhet të heqë vëmendjen nga sfidat për të çuar përpara ngjarjen tjetër më të rëndësishme të muajit mars duke iu referuar reformës zgjedhore.