fbpx

Shembja e Teatrit, eurodeputeti gjerman i ashpër me Ramën: Ndalo…

Eurodeputeti gjerman dhe përfaqësuesi për çështjet e zgjerimit në PPE, Michael Gahleri ka bërë thirrje Edi Ramës të ndalë shembjen e Teatrit Kombëtar dhe të angazhohet në dialog.

Po ashtu Gahler thotë se ky Teatër është renditur si sit kulturor europian i rrezikuar dhe Rama duhet që të dialogojëme grupet e interesuara si Europa Nostra dhe Institutin e Bankës Europiane të Investimeve që mbështetn nga KE.

Postimi:

Shembje e godinës së Teateit Kombëtar gjatë natës sot

Unë e dënoj veprimin e autoriteteve dhe dhunën policore sot në Tiranë e i bëj thirrje kryeministrit Rama që të ndalë shembjen e paligjshme të Teatrit Kombëtar, të ndalojë dhunën ndaj artistëve e aktivistëve dhe të angazhohet në dialog me të gjithë grupet e interesuara përfshirë Europa Nostra dhe Insitutin e Bankës Evropiane të Investimeve të cilat mbështeten nga Komisioni Evropian dhe janë të gatshme për të ndihmuar. Teatri Kombëtar është renditur si një sit kulturor europian i rrezikuar.
I bëj thirrje kryeministrit Rama që të dëgjojë apelin e Komisioneres së Kulturës Gabriel dhe të ndalojë dëmet e pariparueshme. Sjell në vëmendje të Qeverisë shqiptare 15 kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria për të filluar negociatat. Shteti ligjor është primar.

Nga Michael Gahler
Eurodeputet (PPE, Gjermani) përfaqsues për çeshtjet e jashtme e të zgjerimit i grupit parlamentar të Partisë Popullore Europiane në Parlamentin Europian