fbpx

Shembja e Teatrit, Voltana Ademi shpërthen: Nuk është çështje partish por…

Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka bërë një postim në Facebook ku ka reaguar për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Ajo thekson se kryeministri Edi Rama, jo vetëm nuk pyet për institucione, jo vetëm shkel liritë e të drejtat më elementare të qytetarëve, por edhe dhunon ditën për diell edhe në fokusin e mediave gazetarë, studentë, të rinj e të moshuar.

Postimi i plotë:

Është detyrë e çdonjërit prej nesh, e çdo shqiptari të japë kontributin e tij për Shqipërinë, në këto momente shumë të vështira!

Nuk është çështje partish, nuk është çështje thjesht e zëvendësimit të një qeverie me një tjetër!

Është çështje e DEMOKRACISË që sot është në rrezik më shumë se asnjëherë!

Ky kryeministër, jo vetëm nuk pyet për institucione, jo vetëm nëpërkëmb çdokënd që e kundërshton, jo vetëm shkel liritë e të drejtat më elementare të qytetarëve, por dhunon ditën për diell edhe në fokusin e mediave gazetarë, studentë, të rinj e të moshuar!