fbpx

Shembja e TK, media prestigjioze italiane e komenton: Ndërtesa kishte elegancë

teatri-4.jpg

Media italiane “l’Espresso” ka përshkruar me anë të një artikulli shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë. Prestigjiozja e quan Teatrin Kombëtar simbol të artit dhe kulturës ku bashkoheshin kujtimet e shumë artistëve.

Ja si përshkruhet Teatri në artikull:

Teatri ishte një ndërtesë e bukur e arkitekturës racionaliste, e ndërtuar në vitin 1940 nga arkitekti Giulio Berte. Ndërtesa kishte elegancë, ndërsa kujtonte periudhën e errësirës në raportet midis Shqipërisë dhe Italisë, atë të pushtimit fashist. Ishte kthyer në një vend ku bashkoheshin kujtimet e artistëve, një simbol arti dhe kulture.

Ndër rreshta, dënohet mënyra sesi u prish Teatri, natën,në mënyrë të befasishme dhe pa pasur mundësi për reagim, duke shkaktuar kështu revolt të madhe të artistëve, shoqërisë civile dhe shumë qytetarëve. Artikulli i ka bërë jehonë edhe protestave pas shembjes së Teatrit dhe kërkesës së arkitektëve, për rindërtimin e godinës, aty ku ishte dhe ashtu siç ishte.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303