fbpx

Shembja e TK, Vasili thirrje të forta: Ambasadori flisni sot!

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me vendimin për shembjen e Teatrit Kombëtar. Ndërkohë ai lëshoi një mesazh sot për ambasadorët e vendeve të huaja në Shqipëri.

“Ambasadorë flisni sot, nesër nuk do t’ju dëgjojë më askush!! Ambasadorë ja ku e keni korrupsionin sa një mal, falsifikimin mafioz dhe dhunimin kriminal të ligjit nga qeveria e bashkia rilindase. Kjo është Drejtësia e Re që duartrokisni përditë? Ambasadorë kjo është drejtësia e re, që mbron falsifikatorët dhe mashtruesit e qeverisë e të bashkisë rilindase?”

Vasili i thotë ambasadorëve në qëndrimin publik se “po vidhet prona publike në mes të Tiranës” dhe se “po falsifikohen hapur dokumentat shteterore e po shkelet dhunshëm Kushtetuta”.

Në fund, Vasili ka dhe një mesazh domethënës: “Ambasadorë keni folur sa keni dashur dhe për çdo gjë, Shqipërinë po e ha të gjallë Narkoshteti Rilindas dhe korrupsioni pandemik, shqiptarët për këto presin t’ju dëgjojnë që të flisni! Flisni sot, se nesër nuk do t’ju dëgjojë e besojë më askush”.