fbpx

Shëndetësia/Basha rrëfen historinë e dhimbshme

Basha111.jpg

Kryetari i Partisë Demokratike ka denoncuar gjendjen skandaloze të shëndetësisë shqiptare përmes një historie të tij personale.

Gjatë vizitës në qytetin  e Shkodrës, Basha ka treguar se si kur iu desh të operonte babanë e tij ai vuri re gjendjen e rëndë të shëndetësisë shqiptare.

Sipas Bashës, 6 prej infermierëve që gjendeshin në reanimacion në rastin e babait të tij, janë larguar drejt Gjermanisë.

Një vit më parë mu desh të shtroja tim atë në një nga departamentet e QSUT-së për një ndërhyrje goxha komplekse.  Falë Zotit e kaloi shumë mirë por me këtë rast mu desh të kaloja goxha kohë pranë tij dhe pashë me sytë e mi një pavijon, pavijonin e Reanimacionit ku punon 7 infermiere, të cilët për nga aftësia profesionale, kompetencat profeisonale, dhembshuria njerëzore që trajtonin çdo pacient, jo thjesht babën tim, por çdo pacient dhe për nga orari i zgjatur ishin heronj, merrnin edhe paga të papërfillshme. Aty mora vesh se brenda majit 6 prej infermierëve do të iknin. Natyrisht më erdhi keq në planin njerëzor të largohen bashkatdhetarë, në këtë rast infermieret. U tmerrova duke menduar se si në këtë pavijon kërkohet një shërbim shumë i specializuar pa pritur do të mbetej vetëm 1 infermiere.”, u shpreh Basha./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303