Shëndeti mendor/ Ambasada Amerikane nxjerr njoftimin e rëndësishëm

ambasada-amerikane-ne-shqiperi-1-675x450.jpg

Ambasada e SHBA-së në Tiranë me anë të një statusi ka bërë me dije se maji është muaji I ndërgjegjësimit të shëndetit mendoj dhe në kohën e COVID-19, ngritja e kësaj çështje ka një rëndësi akoma dhe më të madhe.

“Maji është muaji i Ndërgjegjësimit të Shëndetit Mendor dhe në kohën e COVID-19, ngritja e kësaj çështjeje ka rëndësi akoma më të madhe.

Për këtë arsye, Këshilli Rinor i Ambasadës Amerikane, gjatë serisë së tyre “Youth Talk” me Ela Tollkuçi, psikologe dhe profesoreshë në universitetin Mesdhetar Shqiptar, biseduan mbi shëndetin mendor gjatë pandemisë, sidomos tek të rinjtë.

Ata diskutuan mbi mënyrat se si mund t’i jepet fund stigmës që lidhet me shëndetin mendor dhe mbi praktika më të mira që ne të gjithë duhet të ndjekim për ta kaluar këtë situatë sa më lehtë” mbyllet postimi.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303