Shenjat që tregojnë se jeni më të mençur sesa shoqëria juaj

Intelligent-Woman-Thinking-620x350-780x439.jpg

Si e dini nëse dikush është i mençur? Sipas shkencëtarëve, nuk ka nevojë që ta futni askënd në teste për matjen e inteligjencës, pasi që ka disa shenja të cilat mund t’i shfrytëzoni për ta kuptuar nëse dikush është inteligjent apo jo.

Keni mbajtur kurse muzike

Hulumtimet sugjerojnë se muzika u ndihmon fëmijëve ta zhvillojnë mendjen në shumë mënyra. Sipas studimeve të shumta, fëmijët që shkojnë në kurse të muzikës shënojnë më shumë pikë në teste të inteligjencës sesa fëmijët që nuk e bëjnë këtë.

Jeni fëmija më i vjetër

Fëmijët e parë janë gjithmonë më të mençur, por kjo nuk ka të bëjë me gjenetikën. Sipas shkencëtarëve norvegjezë, fëmijët e parë kanë një inteligjencë mesatare prej 103 pikëve, krahasuar me 100 pikë të fëmijëve të dytë dhe 99 pikë të fëmijëve të tretë.

Jeni i/e hollë

Një studim i vitit 2006 thotë se aq më e gjerë vija e belit, aq më pak inteligjencë keni. Autorët e këtij studimi thonë se fëmijët e mençur kanë ndjekur mundësi më të mira edukative, kanë gjetur punë më të pagueshme dhe më prestigjioze, andaj edhe kanë përfunduar duke u kujdesur më mirë për shëndetin sesa fëmijët më pak inteligjentë.

Pini alkool rregullisht

Psikologu evolucionuar, Satoshi Kanzawa, ka zbuluar se britanikët, po ashtu edhe amerikanët e rritur, që shënojnë pikë të larta në teste të inteligjencës, kur kishin qenë fëmijë ose adoleshentë kishin konsumuar më shumë alkool.

Keni sens të mirë humori

Kjo veçse është dëshmuar nga studime të shumta se sensi i mirë i humorit është i ndërlidhur ngushtë me inteligjencë të lartë. /Telegrafi/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303