Shënohet rasti i parë me koronavirus në Përmet, si u infektua

infek.png

Shtrihet harta e të prekurve nga COVID-19. Mësohet se një emigrant i ardhur nga Greqia 5 ditë më parë nga Kakavija, karantinuar në një prej hoteleve në Përmet ka rezultuar i prekur nga COVID-19.

Ky është rasti i parë i konfirmuar në qarkun e Gjirokastrës.

Nga 26 emigrantë që janë strehuar në hotelin RIVE ne Gryken e Këlcyrës, njëri prej tyre duket se është me COVID-19. Emigrantit i është bërë testi një ditë me parë së bashku me 20 emigrantë të tjerë që mbërritën nga Greqia përmes Kakavijës. Emigranti kishte shfaqur shenja të virusit korona dhe ndërkohë që specialistët e NJVKSH morën kampione nga sekrecionet e tij per t’i analizuar ne kryeqytet. Mësohet se i infektuari është banues në Rrogozhinë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303