fbpx

Shënohet viktima e dytë nga koronavirusi në Britaninë e Madhe

Është konfirmuar viktima e dytë nga koronavirusi në Britaninë e Madhe. Personi që humbi jetën është një i moshuar 80-vjeçar.

Sipas mediave angleze viktima kishte dalë pozitiv nga teste për koronavirusin, ndërkohë mjekët po kryejnë analizat për të vërtetuar nëse CoVid19 ishte vërtetë shkaktari i vdekjes së tij.

Ndërkohë në spitalin ku po kurohej viktima, janë izoluar edhe persona të tjera të prekur nga koronavirusi. Edhe mjekët që kanë qenë në shërbim po mbahen nën vëzhgim nëse kanë simptoma të virusit vdekjeprurës.

Në Britaninë e Madhe raportohet se janë infektuar 163 persona