Shënohet viktima e parë nga zjarret në Maqedoninë e Veriut

SHENOHET.jpeg

Ka agravuar së tepërmi situata e zjarreve në Maqedoninë e Veriut, e cila ka shënuar dhe viktimën e parë. Trupi i një 59-vjeѯareje është gjetur pas shumë kërkimeve në Staro Nagoriçane.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim për shpalljen e gjendjes së krizës në të gjithë vendin për 30 ditë, për shkak të gjendjes alarmante të shkaktuar nga zjarret që kanë kapluar vendin gjatë ditëve të fundit, një pjesë e të cilave ende janë aktive.

Në bazë të të dhënave të Qendrës për Menaxhim me Kriza në Maqedoninë e Veriut, mbi dhjetë zjarre janë aktive, ndërkohë që situatë mbetet serioze në Komunën e Makedonski Brodit, si dhe në rajonin e Pehçevës dhe Dellçevës.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303