13.5 C
Tirana
E martë, 28 Maj, 2024

TË FUNDIT

Shënoi dy gola, Boltit i bëjnë testin antidoping

spot_img

Usain Bolt e ka nisur mirë aventurën e tij në futbollin australian, por njeriu më i shpejtë në botë është indinjuar paksa kur, pasi shënoi dy gola, i është kërkuar që të bëjë një test antidoping.

“Jam tërhequr nga garat e atletikës, po kërkoj të bëhem futbollist dhe shikoni çfarë ndodh. Nuk e di se përse duhet të bëj testet antidoping, kur nuk jam ende futbollist profesionist. E shpreha këtë shqetësim dhe përgjigjja ishte se unë jam sportist i elitës, kështu që duhet t’i kryej këto teste”, tha Bolt në profilin e tij në Instagram, ku postoi edhe letrën që kishte marrë.

Usain Bolt ka fituar 8 medalje të arta olimpike dhe të premten debutoi në futboll me Mariners, në një ndeshje miqësore.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat