31.5 C
Tirana
E premte, 12 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Shënoi me Luganon, Sadiku në formacionin e javës

spot_img

Armando Sadiku shënoi një gol në një ndeshje zyrtare, pasi kishte 15 muaj që nuk gjente rrjetën. Në debutimin si titullar me Luganon, Sadiku gjeti rrjetën, pasi shënoi një gol me kokë, në fitoren e ekipit të tij.

Ky ishte goli i parë i sulmuesit të kombëtares, që i mungonte prej 15 muajsh, pasi për herë të fundit kishte shënuar në Poloni, kur  luante me skuadrën e Legias.

Goli i tre ditëve më parë, bëri që Armando Sadiku të shpërthente në lot gëzimi, e pse jo të gjithë shqiptarët të ngriheshin vendi, për një nga lojtarët më të rëndësishëm të kombëtares.

Nuk ka shpërblim më të mirë për një sulmues se sa goli, aq më tepër kur ndihmon ekipin në ndeshje të rëndësishme. Për këtë arsye, Armando Sadiku, është përzgjedhur nga prestigjiozja “Blick.ch”, në 11-shen e lojtarëve më të mirë të javës në Superligën zvicerane.

Armando Sadiku nuk ka shumë shanse për të shënuar. Por nëse ai ka hapësirë në zonë, bëhet i rrezikshëm. Godet me kokë golin e tij të parë sezonal”-shkruan gazeta zvicerane për sulmuesin shqiptar. 

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat