fbpx

‘Shërbëtori i Berishës’ tregon para KLP gjithçka për përgjimet e BILD

prokurori.jpg

Prokurori Besim Hajdarmataj, flet për herë të parë për përgjimet e BILD. Hajdarmataj është pyetur për motivin pse garon për SPAK dhe ai ka thënë se do të vijojë karrierën e tij dhe se ndihet i aftë për këtë post.

Prokurori i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj ka përfunduar intervistimin me gojë përballë Këshillit të Lartë të Prokurorisë lidhur me kalimin e tij si pjesë e trupës së SPAK, (Prokuroria e Posaçme).

Hajdarmataj, i akuzuari kryesor nga kryeministri Edi Rama si personi që i dha Partisë Demokratike përgjimet e BILD, mësohet se është pyetur nga OPDATE dhe Euralius edhe për këto materiale që u botuan nga Peter Tiede në BILD.

Ndërkombëtarët ishin të interesuar nëse ka patur dijeni Hajdarmataj për rrjedhjen e informacionit në media. Po të njëjtat burime, bënë me dije se Hajdarmataj është shprehur se:

Prokuroria e Krimeve të Rënda, në kohën që unë e drejtoja nuk ka patur një sektor të ndarë për përgjimet. Nuk kam informacion, është tejet e vështirë të përcaktohet se kush i ka nxjerrë ato.

Besim Hajdarmataj, është gjithashtu njëri nga prokurorët e dosjeve më të bujshme të politikës shqiptare, siç është dosja “Tahiri” dhe ajo “Shullazi”. Kjo ka shtyrë KLP që të skanojë Hajdarmatajn e për t’a pyetur edhe për këto çështje.

Hajdarmataj është pyetur për motivin pse garon për SPAK dhe ai ka thënë se do të vijojë karrierën e tij dhe se ndihet i aftë për këtë post. Hajdarmataj njihet për përplasjen e tij me Donika Prelën, e cila e transferoi në Pogradec për disa kohë.

Prokurori i dosjeve të bujshme, gjithashtu ka qenë pjesë e grupit ‘rebel’ në prokurorinë e Krimeve të Rënda, që nuk pranuan të vazhdonin hetimin e dosjes Shullazi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303