Shërbimi konsullor online, projektet për 2019-n

Modernizimi i mëtejshëm i sistemit dhe përmirësimit të shërbimeve konsullore është një prioritetet i buxhetit të vitit 2019 për Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme.

MEPJ ka disa vite që është futur në procesin e digjitalizimit të shërbimeve konsullore, duke reduktuar në maksimum kontaktet fizike mes shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë atdheut dhe sporteleve tona konsullore.

Këtë vit, MEPJ vjen edhe me dy projekte të reja mbështetëse që nuk figurojnë në buxhetin e Ministrisë së Europës dhe Punëve të Jashtme por, përfitues është .

Janë dy projekte të cilat zbatohen nga AKSH-i dhe prokurohen nga AKSH-i.

Njëra ka të bëjë me komunikimin në rrjete-qendër e përfaqësi që mundëson komunikimin elektronik nga qendra në përfaqësi, duke qenë se ministra për Europën dhe Punët e Jashtme është një prej atyre institucioneve që trajton informacion të klasifikuar.

Së dyti, ka të bëjë me sistemin e-Viza që do të mundësojë trajtimin e vizave në mënyrë dixhitale, që është faza e dytë e një procesi që MEPJ ka nisur për dixhitalizimin e të gjitha shërbimeve që ofron MEPJ, qoftë për shtetasit shqiptarë, ashtu edhe për shtetasit e hua,j të cilët në këtë rast synojnë të hyjnë në territorin shqiptar përmes vizave. (ATSH)

Lër një koment