Shërohet ish-banori i ‘Big Brother’, rezulton negativ në testin e dytë

3661E266-AC10-4E0C-8680-4CBED783CF01-600x400.jpeg

Ish-banori i “Big Brother”, Petrit Bylykbashi ka dhënë lajmin e mirë se ka rezultuar negativ në testin e fundit të virusit.

“U sherova. Sot, 18 dite mbas rezultatit pozitiv te Covid-19, 24 dite mbas shfaqjes te simptomave dhe 38 dite nga koha kur dyshohet se jam infektuar, rezultova per here te dyte rresht (ne dite te ndryshme) negativ ne testin covid-19, konsiderohem i sheruar total. Sipas rekomandimit te Institutit Kombetar te Shendetesise, une do rri edhe per 14 dite tjera i vetizoluar, e pastaj do i kthehem ‘normalitetit’ dhe do i bashkangjitem grupit te vullnetarve ne Konviktet e Prishtines”, ka shkruar ish-banori në postimin e tij në ‘Facebook’.

Sigurisht që pas këtij lajmi të mirë nuk kanë munguar edhe komentet pozitive nga të gjithë ndjekësit dhe të afërmit të Petritit në rrjetet sociale.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303