fbpx

Sherr banal në Astir, “kërcet” arma brenda lokalit, një i plagosur (Detajet + Emri)

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në zonën e Astirit në kryeqytet. Si pasojë  e një konflikti të çastit, në ambientet e një lokali, situata ka agravuar deri në përdorimin e armës.

Spartak Beqaraj, 45 vjeç është i plagosuri nga kjo ngjarje teksa u qëllua me armë në gishtat e këmbës.

Ndërkohë, policia ka reaguar përmes një njoftimi zyrtar dhe ka shpallur në kërkim autorin e plagosjes i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.09.2020, rreth orës 17:45, në Unazë të Re, pranë një lokali, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasi S.B., 45 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit, i cili menjeherë pas plagosjes është larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.