Sherr masiv mes shqiptarëve dhe gjeorgjianëve në Athinë

Një i vdekur dhe 7 të plagosur ishte bilanci i një sherri masiv mes shqiptarëve dhe gjeorgjianëve në kryeqytetin grek.  Përleshje midis të burgosurve ka ndodhur pasditen e sotme në burgun e Koridalosit në Athinë.

Raportimet paraprake në informojnë se përleshja ka ndodhur midis një grupi të burgosurish shqiptarësh dhe një grupi të burgosurish me origjinë nga Gjeorgjia, por janë të përfshirë edhe të burgosur nga Armenia dhe disa grekë.

Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat apo arsyet e ngjarjes. /Real-news.tv/