fbpx

Sherr me thika mes 4 shqiptarëve në Itali

auto_auto_sulm-me-thike-4093415099619741545843685.jpg

Katër shqiptarë janë përfshirë në një konflikt me njëri tjetrin, ku më pas sherri ka degjeneruar deri në përdorimin e armës së ftohtë, pikërisht thikës.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në një parking të një supermarketi në Perugia, ku shqiptarët janë konfliktuar me njëri tjetrin.

Dy prej tyre ishin vëllezër, ku me një shkop bejsbolli janë afruar makinës së dy shqiptarëve të tjerë.

Më tej, ata kanë thyer xhamat e makinës së dy shqiptarëve të tjerë.

Menjëherë, dy shqiptarët kanë dalë nga makina dhe janë përfshirë në një përleshje me thika.

Autoritetet italiane mbërritën menjëherë në vendndodhje, ku bënë të mundur arrestimin e shqiptarëve./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303