fbpx

Sherr me thika në Durrës/ Raportohet për të plagosur

Një person është paraqitur i plagosur në Urgjencën e Spitalit të Durrësit.

I lënduari L.B., rreth 60 vjeç është qëlluar me thikë nga një person me të cilin ishte konfliktuar.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë janë duke punuar për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.09.2020, rreth orës 17:10, jemi njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal Durrës, se ka shkuar i dëmtuar me mjet prerës (thikë), në rrethana ende të paqarta shtetasi L.B., rreth 60 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë janë duke punuar për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.