Sherr me turistët spanjollë në lokalin e tij, jepet vendimi për Mihal Kokëdhimën

1566304209_mihalkokedhima-600x360.jpg

Është dhënë vendimi ditën e sotme për Mihal Kokëdhimën, pronarin e lokalit ‘Panorama’, i cili u përfshi në një konflikt me disa turistë spanjollë.

Ai është dënuar me 1 vit burg nga Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë për akuzat e ‘kanosjes’, ‘dëmtime të tjera me dashje’ dhe ‘shkatërrim prone’.

Historia lidhet me sezonin turistik të këtij viti, kur në restorantin e Kokëdhimës, i cili u shemb pas skandalit, shkuan disa turistë spanjollë me guidë shqiptare.

I gjithë sherri nisi për një ngatërresë në numrin e peshqve të porositur nga familja spanjolle e biznesmenit të njohur spanjoll Eugenio Galdon, themelues i kompanisë ‘ONO’.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303