fbpx

Sherr mes 2 grupeve, vritet 19-vjeçari, dyshimet e para….

sherr-1.jpg

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kosovën sot. Sipas burimeve, mësohet se një 19 vjeçar nga Malisheva ka mbetur i vrarë pas një sherri banal.

Mediat kosovare bëjnë me dije se sherri ka ndodhur mes dy grupeve me nga katër persona, ku si pasojë ka mbetur i vdekur i riu, i goditur disa herë me thikë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rastiti të rëndë, ndërsa paraprakisht dyshohet se sherri ka nisur për motive banale, që lodheshin për çështje makinash.

Trupi i viktimës ndodhet në morgun e Prishtinës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303