Sherr mes të rinjve në Bulqizë, një i plagosur, kapet autori nga Kamza

Plagosja-Bulqize.jpg

Një person është plagosur me thikë pas një konflikti mes dy të rinjve. I plagosuri është D.L. 22 vjeç, banues në Bulqizë, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.

Ai u qëllua me thikë në këmbë nga Alfred Muça pas sherrit. 23-vjeçari nga Kamza është arrestuar pas ngjarjes.

Ende nuk dihen motivet e sherrit, ndërsa pritet dëshmia e të arrestuarit dhe të plagosurit për të zbardhur ngjarjen.

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Dibër për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 89 dhe 279, të Kodit Penal.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303