Sherr mes të rinjve në Dibër, policia shmang përdorimin e armëve

Një konflikt mes disa të rinjve në Dibër, mund të kishte përfunduar në përdorimin e armëve, por ndërhyrja në kohë e policisë ka mund të shmangë përshkallëzimin e përplasjes. Dy të rinj u identifikuan dhe u shpallën në kërkim nga policia, pasi goditën me mjete të forta dhe kërcënuan me armë dy djem të rinj nga fshati Fushë Çidhën.

H.K. 25 vjeç, banues në fshatin Dohoshisht dhe M.K, 21 vjeç, banues në Peshkopi u shpallën në kërkim ndërsa të lënduar mbetën  A.S, 25 vjeç dhe D.M, 24 vjeç.

Policia ushtroi kontrolle në banesat e dy autorëve të shpallur në kërkim, ku në shtëpinë e H.K  u gjetën 2 kg lëndë narkotike kanabis. Policia thotë se u arrestua në flagrancë babai i të kërkuarit, Lutfi Kaja, 60 vjeç, për veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit tip automatik dhe lënda narkotike.

Policia thotë se materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Lër një koment