fbpx

Sherr në familje, djali i vendos flakën shtëpisë, disa të asfiksuar

Screenshot_16-5.jpg

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në qytetin e Elbasanit.

Pas një sherri në familje, djali i ka vendosur zjarrin shtëpisë.

Nga flakët kanë mbetur të asfiksuar dhe me plagë disa nga familjarët, të cilët janë transportuar drejt spitalit të Elbasanit.

Por nuk është mjaftuar me kaq, pasi me shishen e benzinës që kishte në dorë, i riu rreth 25-vjeç i ka vënë zjarrin edhe shtëpisë së fqinjit, ku një grua ka mbetur e lënduar nga flakët në disa pjesë të trupit.

Pas sinjalizimit, policia ka ndërhyrë duke shoqëruar djalin në komisariat, ndërsa familjarët e tij ndodhen në spital.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303