Sherr para shkollës, qëllohet me shuplakë gruaja, burri sheh gjithë skenën, degradon konflikti

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2.jpg

Një ngjarje e pazakontë është shënuar mëngjesin e sotëm para shkollës 9-vjeçare në Elbasan.

Sipas burimeve, e gjitha ka ardhur për shkak të një parakalimi me makinë. Një mjet tip “Golf” me ngjyrë gri e cila drejtohej nga një grua nën shoqërinë e bashkëshortit të saj, pasi ka parakaluar mjetin tip “Ford” me ngjyrë blu me targa AA 175 TE, drejtuesi i këtij mjeti të fundit nuk e ka toleruar këtë veprim. Pasi ka zbritur nga makina për të dërguar fëmijët në shkollë ka qëlluar pa e menduar gruan e mjetit që e parakaloi gjatë ecjes.

E gjitha është parë nga bashkëshorti i gruas së dhunuar i cili ka nisur të konfliktohej menjëherë me shtetasin i cili qëlloi bashkëshorten e tij.

Aty pranë ka rastisur një patrullë e policisë rrugore e cila nuk ka lejuar përshkallëzimin e konfliktit dhe ka lajmëruar njësinë e specializuar. Me ndërhyrjen e këtyre të fundit u bë shoqërimi në polici i personit që goditi gruan, i cili sikurse duket nga pamjet është shtetasi pranë mjetit “Ford” i cili ka veshur një triko me ngjyrë të verdhë. Ndërsa gruaja e cila u qëllua prej tij është gruaja me pallto ngjyrë kafe me flokë ngjyrë gruri, e cila përpiqet të qetësoje me ndihmën e policisë, bashkëshortin e saj shtetasin i cili mban të veshur një xhup ngjyre të kuqe.

E gjithë kjo skemë u pa edhe nga nxënësit e shkollës aty pranë dhe prindërit që i shoqëronin.

Në lidhje me këtë rast policia konfirmon se kemi të bëjmë me një konflikt të çastit për motive të dobëta. Sipas bluve burri dhunues, është shoqëruar në polici dhe vijojnë hetimet për këtë rast të paprecedentë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303