‘Sherr’ shqiptar në PE, Balla, Bashës: Mos e turpëro vendin tënd. Pollo: Shqipëria  diskreditohet më ty

Një kërkesë e Partisë Demokratike për të përjashtuar kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste nga delegacioni shqiptar në Parlamentin Europian pritet të sjellë debate. Kërkesa është paraqitur sot nga ana e opozitës shqiptare.

Debati politik dhe akuzat e ndërsjellta mes palëve në Shqipëri duket se janë transferuar në institucionet më të rëndësishme të Bashkimit Evropian.

Një kërkesë e Partisë Demokratike për të përjashtuar kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste nga delegacioni shqiptar në Parlamentin Europian pritet të sjellë debate. Kërkesa është paraqitur sot nga ana e opozitës shqiptare.

Ka qenë vetë Taulant Balla, i cili nëpërmjet një statusi në në Tëitter, i ka kërkuar liderit të opozitës që ta tërheqë këtë kërkesë që sipas tij ka shkaktuar kaos edhe në PE.

“Lulzim! Tërhiqe urdhrin për rrëmujë qe u ke dhënë deputetëve të tu në delegacionin e Shqipërisë sot në Parlamentin Evropian. Mos e turpëro vendin tënd edhe hapur se pas kuintave “me anonime” e bën përditë. Të presim të dy me qetësi vendimet e gjykatës dhe prokurorisë!”, shkruan Balla.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Partisë Demokratike. Nëpërmjet përfaqësuesit të saj në delegacionin e Shqipërisë në PE, Genc Pollo, PD thotë se përfaqësimi me Ballën në Evropë është diskreditim për Shqipërinë

“Edi Rama nguli këmbë, ndoshta më shumë nga halli sesa nga qejfi, që Taulant Balla të mbetet fytyra parlamentare e Shqipërisë kundrejt Parlamentit Evropian e Bashkimit Evropian. Kjo është mënyra më efektive për të diskredituar Shqipërinë para Evropës mbasi i u mbushën radhët e deputetëve, e kryebashkiakëve socialistë me soj e sorollop banditësh. Pse duhet që i pari i delegacionit parlamentar në Bruksel të jetë boçe e brekushe me begot, beçot, rrajot e të tjerë si ata. Apo tani që na doli ministri për Evropën në biseda me bandat kush pyet për Taulantin”, thotë në reagimin e tij Genc Pollo.

Duhet nënvizuar që kjo kërkesë e opozitës shqiptare është artikuluar edhe më parë e cila e akuzon kryetarin e grupit parlamentar socialist se shoqërohet me personazhe të trafikut të drogës dhe krimit të organizuar.

 

Lër një koment