fbpx

Sherri dhe plagosja me thikë në ‘Don Bosko’, arrestohet autori, i plagosuri ende në spital

Një person ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka plagosur me thikë një 45-vjeçar.  Ngjarja ndodhi për motive të dobëta pranë rrugës ‘Don Bosko’.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 Tiranë, pas njoftimit të marrë për një konflikt në rrugën “Don Bosko”, ku dy persona ishin konfliktuar me njëri – tjetrin dhe për pasojë njëri prej tyre ishte plagosur me thikë, menjëherë organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta bënë identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes, konkretisht:

A. D., 50 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajta pa leje e armëve të ftohta”, pasi në rrugën “Don Bosko”, ka plagosur me thikë, për motive të dobëta, shtetasin A. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.