fbpx

Sherri i Boçit me biznesmenin, shoqërohen tre dëshmitarë në Elbasan

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-1-6tqmcaz6vyxfb2m18bgy1pba624fosnkts0ucs9way0-1-6y2hanzarlbbfnn5x7qct2o318ilgzpmadh9v8zzujs-4.jpg

Policia shoqëron tre persona të cilët kanë qenë dëshmitarë gjatë konfliktit mes Luçiano Boçit, kandidat për deputeti i Partisë Demokratike në Elbasan me biznesmenin Gjergj Luca.

Konflikti mes tyre ndodhi në një lokal në Labinot, ndërkohë tre dëshmitarët e shoqëruar pritet të zbulojnë se si ndodhi i gjithë sherri.

Më herët Boçi u shpreh për mediat se ishte në një takim elektoral dhe Luca i është afruar, e ka ofenduar si dhe ka pasur përplasje fizike. Boçi gjithashtu thotë se gjatë përplasjes biznesmeni e ka kërcënuar me jetë.

Ndërkohë nga ana tjetër Luca  në një deklaratë për mediat shprehet se jo vetëm është dhunuar, por edhe grabitur nga ana e Boçit, i cili sipas tij i ka marrë telefonin në momentin kur janë përplasur në një lokal.

Luca tha se pretendon të gjejë të drejtën e tij në momentin kur të hapen dhe kamerat e sigurisë në vendin kur ka ndodhur sherri, por në fund ka edhe një mesazh fyes për gazetaren e cila e pyet nëse ka shenja nga përplasja me ish-deputetin demokrat.

“Unë kam një shenjë që me ta kallëzuar që po vazhdon me këtë telefonin e kuq në dorë, ty nuk do të vijë mirë. Unë në punë time, ti do me bërë gallatë”, shprehet ai.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303