Sherri i vajzave nga Bilishti përfundon me një “Smart” të shkrumbuar

Një sherr mes dy vajzave, dyshohet të fshihet pas diegjes së qëllimshme të një makine Smart.  Ngjarja është shënuar në orët e para të mëngjesit, rreth orës 02:00 në Bilisht, kur një 23-vjeçare, D.Arapi, ka parë të shkrumbuar makinën e sja të cilën e kishte të parkuar në rrugë. E reja beson se zjarri është i qëllimshëm pasi së fundi ka pasur një konflikt me një tjetër vajzë po nga Bilishti.

“Jam e bindur që zjarrin ma ka vënë babai i vajzës me të cilën pata konflikt. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00 sapo unë u largova nga makina. Shpërthimi ka qenë i madh dhe shtëpitë janë tronditur”, – tregon Arapi për Balkanweb.

Pas kallëzimit të bërë, është shoqëruar në komasiariat babai dhe vajza e denoncuar.

Lër një koment