fbpx

Sherri me thika mes dy familjeve për një pemë ulliri

Screenshot_1-13-600x360.jpg

Një ngjarje e tronditëse ka ndodhur në zonën e Beratit. Policia ka arrestuar 52 vjeçarin Kosta Dhama, si autorin përgjegjës të nisjes së konfliktit dhe goditjes me thikë ndaj 18 vjeçarit Altjon Alibeaj.5 persona të dy familjeve Alibeaj e Dhama, u përplasën mes tyre për shkak të një sherri për mbjelljen e një peme ulliri.

“Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti mes dy familjeve. Arrestohet në flagrancë një shtetas si dhe procedohen penalisht tre të tjerë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat me marrjen e njoftimit  se në lagjen “Barrikada” po ndodhte një konfikt shkuan menjëherë në adresën e dhënë ku rezultoi se: Disa persona, pjestarë të dy  familjeve, për motive të dobëta po  konfliktoheshin fizikisht  me njëri-tjetrin duke përdorur mjete të forta e prerëse dhe për pasojë kishin marrë dëmtime disa shtetas të përfshirë në konflikt të cilët  u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Po gjatë konfliktit shtetasi K.Dh, ka plagosur rëndë me mjet prerës shtetasin A.A., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore   u bë arrestimi në flagrancë  i shtetasit K.Dh., 52 vjeç banues në Berat, si dhe u  proçeduan shtetasit G.A., 46 vjeç,  E.A., 44 vjeç, dhe M.Dh., 38 vjeçe .

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat  penale  për shtetasin K.Dh “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Plagosje e lehtë në bashkëpunim” për 3 shtetasit e tjerë”, thuhet në njoftimin e policisë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303